Mesut Ozil largohet nga kombëtarja: Të paaftë dhe racistë, pse Klosen dhe Podolskin s’i quani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 22:53

Mesut Ozil largohet nga kombëtarja: Të paaftë dhe racistë, pse Klosen dhe Podolskin s’i quani…

Mesut Ozil brenda një dite ka thyer heshtjen dhe duke reaguar në lidhje me kritikat dhe në fund duke dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja Gjermane. Ka qenë vetë futbollisti i cili e ka bërë të ditur vendimin e tij duke e deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

ozil

Ai është shprehur se nuk mund t’i durojë më kritikat dhe tha: “Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që e kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit.”. Mesut Ozil u vu në qëndër të kritikave pasi bëri një foto me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ai (Presidenti i Federatës Gjermane, Reinhard Grindel) është vënë në presion për shkak të vendimeve të gabuara të tij dhe nuk dua të kthehem unë në justifikimin për veprimet e tij, për paaftësinë e tij për të bërë si duhet punën. Në sytë e Grindel dhe mbështetësve të tij, unë jam një gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim.

ozill

Unë trajtohem ndryshe, në vitin 2010 mora një çmim për shembull integrimi të suksesshëm në Gjermani. Mora nderime nga Republika Gjermane dhe isha Ambasador i Futbollit të Gjermanisë në vitin 2015. Por qartësisht nuk jam gjerman…? A ka ndonjë kriter për të qenë gjerman të cilin unë nuk e përmbush? Miqve e mi Lukas Podolski dhe Miroslav Klose nuk u referohet askush si gjermano-polakë, atëherë pse unë cilësohem gjermano-turk? Është se behet fjalë për Turqinë? Apo se jam mysliman? Pse njerëzit nuk e pranojnë se jam gjerman?

ozil

Trajtimi që kam marrë nga Federata Gjermane dhe shumë të tjerë më bën të mos kem më dëshirën të vesh fanellën e kombëtares. Ndjehem i padëshiruar dhe ajo që kam arritur me këtë ekip që nga viti 2009 është harruar. Me zemër të rënduar them se nuk do të luaj më për Gjermaninë në arenën ndërkombëtare për shkak të kësaj ndjesie të racizmit dhe mungesë të respektit në një kombëtare ku ka shumë lojtarë multietnikë. E vishja fanellën e Gjermanisë me krenari, por tani jo më”, shkruante Ozil në letrat e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"