ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar gjen skuadër të re, firmos për dy vite e gjysmë me klubin austriak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 11:50

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar gjen skuadër të re, firmos për dy vite e gjysmë me klubin austriak

Valon Berisha ka nisur një aventurë të re në Austri me LASK Linz.

valon berisha

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin austriak dhe është gati që t’i rikthehet futbollit të luajtur pasi që nga shtatori i 2023-shit ishte pa skuadër.

30-vjeçari ka një karrierë të pasur pasi ka qenë pjesë e Lacios, Dyseldorfit, Stade Reims etj., ndërsa në Austri ka luajtur më parë për Salcburgun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"