ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Partizani dhe bashkohet me skuadrën e ish-trajnerit të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 21:32

ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Partizani dhe bashkohet me skuadrën e ish-trajnerit të Vllaznisë

Mesfushori Sabit Bilali u largua nga Partizani në këtë merkato janari, teksa nuk humbi kohë për të nisur një aventurë të re. 26-vjeçari është transferimi i parë për këtë merkato në ekipin e Rabotnickit, që militon në elitën e futbollit maqedonas, duke firmosur kontratë 2-vjeçare.  

Sabit-Bilali-750x414

Vlen të theksohet fakti se Rabotniçki drejtohet nga Goce Sedloski, ish-trajneri i Vllaznisë, i cili ka dhënë aprovimin për mesfushorin Bilali.  

26-vjeçari sezonin e shkuar u shpall kampion me Partizanit, por hapësirat te skuadra e kuqe ka qenë me pikatore, ndaj edhe mesfushori vendosi të largohej duke u bërë pjesë e Rabotniçkit të Sedloskit, që mban vendin e 6-të në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"