ZYRTARE/ Më shumë se 8 muaj pa luajtur, vjen dita e shumëpritur për futbollistin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:04

ZYRTARE/ Më shumë se 8 muaj pa luajtur, vjen dita e shumëpritur për futbollistin e Kosovës

Futbollisti i rëndësishëm i Kosovës Arbër Zeneli është grumbulluar për herë të parë pas më shumë se 8 muajsh me skuadrën e tij Stad De Reim në kampionatin francez.

zeneli

 

Klubi komunikon se lojtari është pjesë e listës së 18 futbollistëve që do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme kundër Monakos.

25-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e 7 qershorit kundër Malit të Zi (1-1) ku dëmtoi keq gjurin. Pasi arriti të rikuperohej fizikisht, në janar sulmuesi nisi të përgatitej me ekipin dhe pas më shumë se 8 muajsh ka mundësinë të luajë. Në këtë mënyrë, Zeneli do të jetë në formën për sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë që vlen për kualifikimin në EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"