ZYRTARE/ Lajme të mira për Juventusin nga Premier Liga, Totenhem firmos me të padëshiruarin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 21:36

ZYRTARE/ Lajme të mira për Juventusin nga Premier Liga, Totenhem firmos me të padëshiruarin (VIDEO)

Totenhem ka firmosur zyrtarisht me Dejan Kulusevskin, duke blerë kartonin e tij nga Juventusi. Paraditen e sotme u njoftua në media që është arritur akordi dhe vetëm pak minuta më parë, klubi londinez ka konfirmuar gjithçka.

kulusevski

Mesfushori suedez ka firmosur deri në vitin 2028 duke firmosur një kontratë 5 vjeçare. Ky operacion, i ka kushtuar Totenhemit 40 milionë euro në total, pasi 10 milionë kishin paguar për huazimin dhe 30 milionë për të ushtruar të drejtën e blerjes.

Për Juventusin, blerja e Kulusevskit është një lajm i mirë duke qenë se bardhezinjtë kishin kërkuar që të shitej. Nëse Totenhem nuk do ta blinte, me shumë gjasa e ardhmja e tij do të ishte në një tjetër skuadër duke qenë se bardhezinjtë e nxorën jashtë planeve për këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"