ZYRTARE/ Laçi godet në merkato, kurbinasit transferojnë sulmuesin anglez që shënoi 13 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 23:11

ZYRTARE/ Laçi godet në merkato, kurbinasit transferojnë sulmuesin anglez që shënoi 13 gola

Sulmuesi Ronaldo Sobovale, është goditja e parë e Laçit në merkato. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se anglezi që sezonin e shkuar ishte pjesë e Malishevës në elitën e futbollit kosovar, ka firmosur për 2 sezone me bardhezinjtë.  

page-12-758x401

Sobovale, ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të shkuar në Kosovë, ku realizoi plot 13 gola, duke ndihmuar skuadrën e tij në realizimin e objektivit.  

25-vjeçari është me origjinë nga Nigeria dhe ka lindur në Londër. Prej dy edicionesh sulmuesi ishte pjesë e Malishevës, teksa tashmë do të kërkojë të lerë gjurmë në futbollin shqiptar.  

Vlen të theksohet fakti se për Sobovale pati interes edhe nga Vllaznia, por kurbinasit duket se janë treguar më konkretë duke bindur sulmuesin që t’i bashkohet skuadrës së Nicës.


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"