ZYRTARE/ Katër futbollistë të huaj dhe dy nga radhët e Pogradecit, klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 21:33

ZYRTARE/ Katër futbollistë të huaj dhe dy nga radhët e Pogradecit, klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato

Klubi i Maliqit që militon në Grupit B të Kategorisë së Dytë ka afruar plot 6 lojtarë në këtë merkato janari, bëhet fjalë për katër të huaj dhe dy futbollistë që vijnë nga radhët e Pogradecit. 

maliqiii

Fillimisht në skuadër u afrua qendërmbrojtësi pogradecar, Klesti Blakceri, ndërkohë që ditën e sotme juglindorët prezantuan edhe mbrojtësin kilian Lukas Ibakaçe, mesfushorin brazilian Kabral Nikolas si dhe dy sulmuesit Çinedu Stefan dhe Melo Samuel. 

Maliqarët mbyllën këtë merkato me talentin Aleksandër Pilinçi, edhe ky lojtar që bashkohet me bardhekuqtë nga skuadra e Pogradecit. Plot 6 përforcime që pritet të rritin cilësinë në ekipin e Maliqit që ka si objektiv mbijetesën. Në fazën e parë skuadra e drejtuar nga trajneri Beqiri grumbulloi vetëm 5 pikë duke u renditur në vendin e parafundit. 

Për sa i përket futbollistëve të larguar në këtë merkato janari, ata janë dy, bëhet fjalë për mbrojtësit Ledion Rezhda dhe Ronaldo Isufi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"