I drejtoi edhe në fazën e parë, ja kush është gjyqtari që do të vërshëllejë në derbin Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 16:04

I drejtoi edhe në fazën e parë, ja kush është gjyqtari që do të vërshëllejë në derbin Tirana-Partizani

FSHF ka vendosur që ndeshjen delikate të ditës së sotme, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, t’ia besojë një prej gjyqtarëve të saj ndërkombëtarë.

hamiti bitri ismajlgeci

Eldorian Hamiti është caktuar që të drejtojë ndeshjen mes dy skuadrave kryeqytetase, të cilën e ka drejtuar edhe në fazën e parë të kampionatit, kur ishin të kuqtë ata të cilët fituan me shifrat 2-1.

Edhe në VAR është caktuar një gjyqtar ndërkombëtar, pasi Kreshnik Bajramaj i cili ka stemën e FIFA-s për VAR-in, do të jetë i ngarkuar që të japë ndihmën nëpërmjet monitorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"