Pikantet e Teuta-Dinamo/ Tifozët blu kapen me ekipin: “Hiqni bluzat, na fëlliqët”!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 14:35

Pikantet e Teuta-Dinamo/ Tifozët blu kapen me ekipin: “Hiqni bluzat, na fëlliqët”!

Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos pati disa momente pikante, që i sjell “Panorama Sport”:

teuta-dinamo

*Interesim i kënaqshëm për Teuta-Dinamo, ku tribuna qendrore ishte e mbushur me tifozë. Nuk mungonin as tifozët Dinamos, të cilët mbështetën skuadrën.

* Përpara ndeshjes, Lorenco Vila, i cili luan për Dinamon dhe mungonte për shkak dëmtimi, u takua me të gjithë ish-shokët e tij në Durrës.

*”O Juxhin, pse e mbyll mor burrë, lëre dhe kornen e fundit se është lojë” i drejtohet Jazxhi arbitrit, i cili i tregon orën që koha ka përfunduar.

*Edhe pse Tirana po fitonte thellë në Rrogozhinë, Teuta nuk e uli ritmin dhe kërkoi fitoren. Te Dinamo, trajneri Mehmeti u duk i mërzitur dhe në pjesën e dytë foli shumë pak.

*Ndërrim i detyruar për Teutën në minutën e 24-t, kur Daci dëmtohet dhe nuk mund të vazhdojë. Vendin e tij e merr Faust, i cili inkurajohet nga shokët: “Hajde hermano, fort, do shënosh gol!”

*Disa tifozë të Dinamos, të zhgënjyer për humbjen, shpërthyen ndaj ekipit kur lojtarët po i drejtoheshin tunelit: “Turp t’ju vijë, hiqni bluzat, na fëlliqët, të mbaruar” dëgjoheshin ata nga tribuna.

Z. QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"