Martini nuk fshihet pas triumfit në Kukës: Partizani fiton derbin, do të kishte qenë më mirë po të isha nga fillimi tek Teuta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 17:19

Martini nuk fshihet pas triumfit në Kukës: Partizani fiton derbin, do të kishte qenë më mirë po të isha nga fillimi tek Teuta…

Teuta mposhti Kukësin 2-0 në transfertë. Pas ndeshjes foli trajneri i durssakëve, Edi Martini. 

bandicam 2024-04-28 17-12-26-251

“Jam i kënaqur për pikët por jo për mënyrën si luajtëm. Ne humbëm shumë raste, duhet të mbanim ritmin e pjesës së parë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë, por janë tre pikë të vlefshme. Ne fituam para se të mbyllej ndeshja, por janë edhe 3 ndeshje të ardhshme, 3 finale për ne. Duhet të mbanim të njëjtin ritëm por vetëkënaqësia ndikoi, nuk e zotëruam topin, por pikët na japin qetësinë për vazhdimësinë. Teknikisht nuk mund të jap një përgjigje për Faust, këto 3 ndeshje na duhen të gjithë lojtarët. Do pak kohë për tu dhënë përgjigja e kësaj pyetje.  Do të isha më mirë në organikë nëse do e kisha marrë nga fillimi skuadrën. Unë mendoj që Partizani ka formë më të mirë për momentin, e shoh më të favorizuar pasi Tirana vjen pas një goditje në Kupë”, deklaroi Martini për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"