Ndaj Romës ishte ndeshja e 48 e sezonit, Gjimshiti: Kemi 5 finale, që pas fitores me Liverpulin mendojmë se mund t’i mposhtim të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 19:47

Ndaj Romës ishte ndeshja e 48 e sezonit, Gjimshiti: Kemi 5 finale, që pas fitores me Liverpulin mendojmë se mund t’i mposhtim të gjithë

Berat Gjimshiti është kthyer në lojtarin e paprekshëm të Atalantës në këtë sezon, ku skuadra bergamaske po lufton jo vetëm për një vend në Champions, por edhe për Kupën e Italisë si dhe Ligën e Europës. Ndeshja ndaj Romës në kampionat këtë të diel, ishte e 48-a e sezonit për mbrojtësin shqiptar, i cili ka shprehur pas asaj sfide bindjen që ka se ekipi mund të fitojë gjithçka.

gjimshiti lukaku

“U pa edhe sot që kishim përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. Gjëja më e rëndësishme ishte që të mos mendonim për finalet, pasi ka ende kohë. Ia dolëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, mund të bënim 3-4 gola me raste të bujshme. Mund ta mbyllnim ndeshjen më parë me pak më shumë saktësi përpara”, tha ai për “Sky Sport”.

“Nuk mendoj se ishte një ndeshje vendimtare, kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur dhe janë të gjitha vendimtare. Luajtëm 5 finale radhazi, edhe ato të kampionatit, do i marrim ndeshjet me radhë. Mund t’i fitojmë të gjitha.

Ndeshja ndaj Liverpulit jashtë na dha shumë besim për t’ia dalë deri në fund. Ka ndërgjegjësim se mund të mposhtim këdo nëse luajmë kështu. Sipas meje është e vështirë për kundërshtarët. Kështu duhet të jetë edhe për 5 ndeshjet e fundit”, tha Gjimshiti pas suksesit 2-1 që ngjiti Atalantën në vendin e pestë në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"