Të bindur se do të shkëlqejë në Europian, Beshiktashi refuzon ofertën 20 milionë euro për Ernest Muçin 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 20:40

Të bindur se do të shkëlqejë në Europian, Beshiktashi refuzon ofertën 20 milionë euro për Ernest Muçin 

Ernest Muçi ka arritur të përshtatej mjaft mirë me fanellën e gjigantëve turq të Beshiktashit, pas transferimit nga Legia e Varshavës. Paraqitjet pozitive nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa Aston Vila ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e Muçit. 

 muci ernest

Gjithsesi, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Turqi, Beshiktash nuk e ka pranuar ofertën. Klubi i njohur beson se shifra që mund të përfitojë nga largimi i lojtarit pas Euro 2024 do jetë shumë herë më e madhe se kjo që po ofrohet aktualisht nga klubi prej Birminghami. 

muci

Aston Vila vështirë se do dorëzohet kaq shpejt dhe në vijim pritet të bëjë të tjera propozime. Ernest Muçi ka realizuar 3 gola deri tani, teksa klubi turk kërkon të përfitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e talentit shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"