ZYRTARE/ Ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 14:01

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Tashmë është zyrtare! Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ka qenë vetë klubi kuqezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar teknikun nga Tirana si timonierin e ri të skuadrës.

Gjoka

Gjoka ka firmosur sot kontratë më kampionët në fuqi të Maqedonisë, teksa do të drejtojë skuadrën menjëherë në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Ernest Gjoka

49-vjeçari do të zëvendësojë Qatim Osmanin e larguar disa javë më parë, teksa postin e trajnerit kohët e fundit e mbante provizorisht Erhan Selimini.

Kujtojmë që Gjoka është trajneri i dytë nga kryeqyteti i Shqipërisë që do të drejtojë Shkëndijën në këto vitet e fundit, pasi skuadra tetovarë është drejtuar edhe nga Shpëtim Duro, gjatë sezonit 2015-2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"