ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit firmos në Kosovë për ekipin e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 15:22

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit firmos në Kosovë për ekipin e Ilir Dajës

Ish-sulmuesi i Laçit, sezonin e shkuar, Harmon Van Dejv ka bërë një hap të rëndësishëm teksa së fundmi i është bashkuar kampionëve të Ballkanit në Superligën e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

VAN DEJV

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin e Dajës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri. Vlen të theksohet se Van Dejv është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Liberisë, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.

NJOFTIMI I BALLKANIT: 

Mirë se vjen ??? ???? ???????
? Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi ??? ???? ?????? është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.
✍️Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
? Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje ?????? dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
?? Na priftë e mbara Suharekë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"