ZYRTARE/ Goditja “big” në merkato, Erzeni prezanton sulmuesin që fitoi Serinë A me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 23:45

ZYRTARE/ Goditja “big” në merkato, Erzeni prezanton sulmuesin që fitoi Serinë A me Juventusin

Tashmë është zyrtare! Erzeni ka kryer një goditje të bujshme në sulm, duke afruar ish-sulmuesin që ka dalë nga akademia e Juventusit, Junes Bnou Marzuk. 

 x1080

27-vjeçari maroken e mbylli me skuadrën e Rapidit në Rumani dhe prej 6 muajsh ka qenë një lojtar i lirë. 

Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje, Marzuk numëron një titull kampion në Serinë A me Juventusin në sezonin 2013-14, i njëjti sezon ku ai fitoi Superkupën e Primaverës. 

798798798

Marzuk u bashkua kështu me shijakasit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Deliallisi menjëherë. 

NJOFTIMI ZYRTAR I ERZENIT:  

KF Erzeni njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Younes Bnou Marzouk. I urojmë mireseardhjen dhe suksese përforcimit më të ri në sulmin e skuadrës. 


View this post on Instagram

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"