ZYRTARE/ Gjilani i Mezanit godet në merkato, firmos ish-sulmuesi i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 19:47

ZYRTARE/ Gjilani i Mezanit godet në merkato, firmos ish-sulmuesi i Teutës

Darko Nikaç është zyrtarisht futbollist i Gjilanit. Ish-sulmuesi i Teutës, ka nënshkruar ditën e sotme me skuadrën kosovare që drejtohet nga trajneri Gentjan Mezani. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

nIKAC

29-vjeçari nga Podgorica, zhgënjeu në Kategorinë Superiore me fanellën e skuadrës bregdetare, duke sjellë largimin edhe pse u afrua me shumë bujë tek Teuta.

NJOFTIMI I GJILANIT:

ZYRTARE: Gjilani nënshkruan me Darko Nikač

Gjilan, 07 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikač.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vie nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tijë, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër.Pozita e tijë e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikač, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tijë.

Nikač bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë.

nIKAC5556

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"