ZYRTARE/ Futbollisti me vlerën më të majme në ekip, talenti me origjinë shqiptare huazohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 20:59

ZYRTARE/ Futbollisti me vlerën më të majme në ekip, talenti me origjinë shqiptare huazohet te skuadra e…

Mesfushori me origjinë shqiptare, Dijon Kameri i cili është pjesë e Salcuburgut, është huazuar te Grasshoperi në Zvicër dhe do të vijojë atje karrierën deri në fund të sezonit. Vlera e kartonit të 19-vjeçarit sipas “Transfermarkt”, shkon 3 milion euro, teksa Kameri rezulton futbollisti me vlerën më të lartë te Grasshoperi, ku kapiten është Amir Abrashi.  

 ASASAS

Kameri i ka kaluar të gjitha grupmoshat te skuadra e Salcurgut. Ai luajti për Lieferingun, skuadrën e dytë të Salzburgut dhe regjistroi 30 paraqitje me 3 gola të shënuar e katër asistime. 

Mesfushori i talentuar po ashtu ka qenë i suksesshëm edhe në “UEFA Youth League”, ku në tetë ndeshje ka realizuar dy gola e dy asistime. 

Kameri, që përfaqëson grupmoshën U21 të Austrisë, ka zhvilluar 25 ndeshje me ekipin e parë të Salzburgut. Ai numëron 3 gola të shënuar e dy asistime. 

1111

Vlen të theksohet se te Grasshoperi, talenti 19-vjeçar, do të gjejë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë të talentuar si Dioer Gërboviç, Sead Ahmeti, Elvir Zukaj, Florian Hoxha dhe Meritan Shabani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"