ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Mançester Sitin, ylli i “qytetarëve” prezantohet në Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 13:52

ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Mançester Sitin, ylli i “qytetarëve” prezantohet në Arabinë Saudite

Rijad Mahrez është ylli i radhës që lë Europën për t’u bashkuar me skuadrën e Al Ahli në Arabinë Saudite.

mahrez

Pas shumë e shumë përpjekjeve, klubi arab më në fund ka arritur të bindë Mançester Sitin, që e la të lirë për shumën e 30 milionë paundëve.

Sulmuesi algjerian që fitoi çdo gjë me “qytetarët” ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, aty ku do të bashkohet me Roberto Firminjon dhe Eduard Mendi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"