ZYRTARE/ Dëshiron të bëhet trajner, ish-futbollisti i Bajernit tërhiqet nga futbolli në moshë të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 10:46

ZYRTARE/ Dëshiron të bëhet trajner, ish-futbollisti i Bajernit tërhiqet nga futbolli në moshë të re

Ish-futbollisti i Bajern Mynihut dhe Gjermanisë Sandro Vagner është tërhequr nga futbolli.
Vagner
Sulmues gjerman bëri me dije për “Bild” se ka refuzuar shumë oferta nga klubet gjermane për të luajtur më tej, por mendon se është koha të provojë trajningun.

“Tani dua të shijoj kohën e lirë me familjen time, të cilën duhet ta falenderoj për gjithçka. Më kanë mbështetur gjithmonë, edhe pse nuk kam mundur t’u gjendem pranë gjithmonë bashkëshortes dhe fëmijëve të mi”, shprehet 32-vjeçari.

Vagner fitoi dy kampionate gjermane me Bajernin, ndërsa me Gjermaninë arriti të fitonte Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Ai përfaqësoi “Pancerat” në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"