ZYRTARE/ Bekim Balaj kthehet në shtëpi, Vllaznia fiton duelin me dy ekipet e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 0:14

ZYRTARE/ Bekim Balaj kthehet në shtëpi, Vllaznia fiton duelin me dy ekipet e kryeqytetit

Bekim Balaj është një futbollist i ri i Vllaznisë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është kthyer përsëri në Superiore dhe ka firmosur me klubin ku nisi karrierën e tij në Shkodër.

balaj

Sulmuesi shkodran ishte larguar nga skuadra e Keçiorengyçy në kampionatin turk dhe ishte në kërkim të një aventure të re. Për sulmuesin 32-vjçar u interesuan menjëherë ekipet e Superiores me Vllanzinë, Partizanin e Tiranën të cilat nisën kontaktet me të. Por në fund duket se ka mbizotëruar dëshira për të luajtur edhe një herë me ekipin e Vllaznisë, fanellën e të cilit ka veshur në fillimet e karrierës deri në vitin 2010.

Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë nga klubi i Vllaznisë me një postim në rrjete sociale ku Balaj shfaqej përkrah drejtorit sportiv Miloti dhe presidenti Xhaferi.

balaj miloti shaferi

“Klubi i Futbollit Vllaznia, në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj”, shpjegonin shkodranët, duke bërë të qartë se Balaj do të bëhej pjesë e tyre për një periudhë afatgjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"