ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-kapitenin e Laçit, prezantohet në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 17:43

ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-kapitenin e Laçit, prezantohet në kampionatin francez

Rudolf Turkaj ka qenë një nga emrat që i ka dhënë lamtumirën Laçit gjatë kësaj vere, pas katër viteve mjaft të suksesshëm në radhët e kurbinasve ku ai mbajti edhe shiritin e kapitenit.

turkaj

Por tashmë për 28-vjeçarin nis një aventurë e re larg vendit tonë. Ai është prezantuar sot si një përforcim i klubi të FC Martigues në Francë. Futbollisti kishte luajtur në ndeshjet e fundit miqësore të kësaj skuadre dhe duket se ka bindur stafin teknik, duke hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin e kategorisë së tretë franceze.

Kjo është eksperienca e parë larg vendit tonë për Turkajn, i cili para se të bëhej pjesë e rëndësishme  Laçit, kishte luajtur më parë me Besëlidhjen, Shënkollin dhe Ilirinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"