ZYRTARE/ Atletiko Madrid nuk ndalet në merkato, transferon një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 18:10

ZYRTARE/ Atletiko Madrid nuk ndalet në merkato, transferon një mesfushor

Pas zyrtarizimit të Felipe nga Porto, tek Atletiko Madrid vjen një tjetër zyrtarizim.Herrera

Bëhet fjalë për Hektor Herrera, i cili luante në radhët e portugezëve të Portos. Mesfushorit i kishte përfunduar kontrata me Porton, dhe ishte një lojtar i lirë. Drejtuesit e “Los Kolçoneros”, nxituan ta marrin lojtarin në suadrën e tyre, dhe sot ka ardhur zyrtarizimi, i 29-vjeçarit.HERRERA

Lojtari luan si mesfushor qëndre, dhe është një alternativë e mirë për Simeonen, pas largimit të Rodri në drejtim të Mançester Sitit. Pas plot 6 sezonesh me Porton, ku zhvilloi 245 ndeshje dhe shënoi 36 gola, tani mesfushori do të fillojë një aventurë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"