Zv.trajneri i Burrelit: Nëse luajmë si në Vlorë, Bylisin e pret humbja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 14:02

Zv.trajneri i Burrelit: Nëse luajmë si në Vlorë, Bylisin e pret humbja

Nga kampi matjan vijnë lajme të mira.

HOTI

Dy futbollistët e dëmtuar ndaj Vorës, Eristotel Koleci dhe Aleks Dedgjonaj janë drejt rikuperimit të plotë. Ka të ngjarë që dy lojtarët të jenë titullar në ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, që do të luhet në “Liri Ballbani”.

Në lidhje për këtë takim, zv.trajneri Renato Hoti, u shpreh: “Në Elbasan, skuadra në përgjithësi zhvilloi një ndeshje të kënaqshme. Mungesat për shkak të dëmtimeve ndikuan në marrjen e rezultatit pozitiv. Gjithsesi, ndeshjen e Elbasanit e konsideroj të mbyllur dhe vëmendja është përqendruar te sfida e radhës kundër Bylisit. Në tri ndeshjet që kemi zhvilluar, skuadra është prezantuar mjaft mirë. Marrja e dy fitoreve, sidomos ajo në transfertë ndaj Flamurtarit, kanë rritur dukshëm optimizmin në radhët e skuadrës në prag të ndeshjes ndaj Bylisit. Nëse skuadra përsërit paraqitjen e zhvilluar në dy ndeshjet e para të kësaj faze, jam i bindur se edhe ballshiotët do të kenë të njëjtin fat. Klima pozitive që ekziston në skuadër më bën optimist. Skuadra do të dijë ta thotë mirë fjalën e saj në ndeshjen e radhës, ku marrja e tri pikëve mbetet objektivi primar për skuadrën tonë”.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"