Zëvendësuesi i Haland u diagnostikua me një tumor, ish-sulmuesi i Barcelonës i vetofrohet Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2022 | 14:32

Zëvendësuesi i Haland u diagnostikua me një tumor, ish-sulmuesi i Barcelonës i vetofrohet Dortmundit

Diagnostikimi me një tumor në test*kuj ishte padyshim një lajm i tmerrshëm për Sebastian Haller dhe Dortmundit. 28-vjeçari ishte afruar në skuadër si zëvendësuesi i Erling Haland që u largua drejt Sitit, por tani Dortmund duhet të hidhet në merkato për një tjetër sulmues ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe emri i Luis Suarez.

SUAREZ

Sipas “Sky Sport Germany”, agjenti i uruguaianit ia ka ofruar kartonin e tij drejtuesve të klubit gjerman, me Suarez i cili gjendet në merkato si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Atletikon.

Drejtuesit e Dortmund janë duke e konsideruar këtë propozim, i cili për momentin nuk bind për shkak të moshës së madhe të futbollistit, i cili do të mbush 36 vjeç në muajin janar.

LEXO EDHE:

Lajmi tronditës / Ylli që Borusia Dortmund bleu për të zëvendësuar Haland diagnostikohet me tumor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"