Lajmi tronditës / Ylli që Borusia Dortmund bleu për të zëvendësuar Haland diagnostikohet me tumor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2022 | 23:49

Lajmi tronditës / Ylli që Borusia Dortmund bleu për të zëvendësuar Haland diagnostikohet me tumor

Borusia Dortmund ka bërë publik një lajm tronditës për futbollistin e saj më të ri, Sebastian Haller. Lojtari që u ble nga Ajaksi pas largimit të Erling Haland për të zëvendësuar norvegjezin, ka braktisur stërvitjet në Zvicër dhe është kthyer në Gjermani.

haller

Në testet që iu bënë sot, lojtarit i është zbuluar një tumor në test*kuj. Haller kishte shprehur shqetësime që në mëngjesin e të hënës dhe mungoi në ndeshjen miqësore ndaj Valencias. Testimet më të hollësishme treguan se cili ishte problemi.

“Lajmi i sotëm ishte tronditës për Sebastian Haller dhe për të gjithë ne. E gjithë familja e Borusia Dortmund i uron atij një shërim sa më të shpejtë dhe që ta përqafojmë përsëri sa më parë”, tha Sebastian Kehl, drejtori sportiv i skuadrës gjermane.

Haller u bë sulmuesi më i kushtueshëm në historinë e Borusia Dortmund pasi u ble nga Ajaksi për 31 milionë euro plus bonuse. Por tashmë karriera e tij te skuadra gjermane do të ndalet, pasi ai duhet t’i nënshtrohet kurave në qendra shëndetësore të specializuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"