Federiko Kieza, Milani dhe Roma janë shumë të interesuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 17:39

Federiko Kieza, Milani dhe Roma janë shumë të interesuar

Federiko Kieza, anësorin për Juventusin dhe kombëtaren italiane, vazhdon të jetë shumë i kërkuar në merkato.

kieza

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, 27-vjeçari do të ndiqej nga Roma dhe Milani, por Juve, përpara se të dëgjonte ndonjë ofertë do të synonte të vazhdonte negociatat për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2025. Kieza thuhet se do të ishte i gatshëm të qëndronte në Torino, por në këmbim të një pagë prej 6 milionë eurosh, një shifër që do të kërkonte edhe nga Roma dhe Milani në rast “divorci” me bardhezinjtë.

Edhe në rast largimi, duket e vështirë që Roma dhe Milani të plotëosjnë një kërkesë të tillë ekonomike e cila përbën vështirës për çdo klub italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"