Mediat e bëjnë të kryer, Toni Kros: Nuk kam vendosur ende për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 16:42

Mediat e bëjnë të kryer, Toni Kros: Nuk kam vendosur ende për rinovimin

Toni Kros ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. Mesfushori gjerman shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, ku në kujtesën e të gjithëve është asisti për golin e parë të shënuar nga Vinicius. 

Toni Kros

“Rezultati mendoj se ishte reflektim i atyre çfarë ekipet dhanë në fushë. Ne kemi pasur momente të mira dhe të tjera jo aq shumë, është normale në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Në fund të fundit po luanim kundër Bajernit të Mynihut dhe të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson ky ekip, ky klub”, tha Kros pas ndeshjes. I pyetur për të ardhmen e tij, ai pranoi se ende nuk ka marrë një vendim. “Nuk kam vendosur ende! Jam në një moment të mirë. Dua të fitoj sa më shumë këtë sezon dhe nuk mendoj për të ardhmen”, tha ai.

Por nëse Toni Kros ka vijuar me refrenin e tij të zakonshëm që zgjat prej muajsh, nga Spanja vijnë zërat se firma e tij në kontratën e rinovuar me Realin është çështje ditësh. Sipas “Cadena SER”, ai dhe Reali kanë mbyllur gjithçka dhe mesfushori gjerman do të vijojë të luajë edhe në sezonin e ardhshëm në “Bernabeu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"