Tomas Myler: Arsenali na shkundi, ja kush na frymëzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 18:12

Tomas Myler: Arsenali na shkundi, ja kush na frymëzon

Tomas Myler festoi ndeshjen e 150-të në Ligën e Kampionëve me Bajernin, ndonëse jo në mënyrë më të mirë të mundshme, e ku u ndal në barazim karshi Realit. Paraqitja e lojtarit me tipare ofensive mbeti larg Xhamal Musialës Herri Kejn apo Leroi Sane. Gjithsesi ai u përpoq të merrte rolin e protagonistit në zonën e prononcimeve, teksa pati edhe një skenë tjetër qesharake me mesfushorin e Realit Tçuameni:

MYLERRRR

PREZENCA E TÇUAMENIT – “Aurelin po dëgjon taktikat që ekipi ynë do të aplikojë në ndeshjen e radhës. Të lutem, afrohu t’i dëgjosh më mirë”, tha mes të qeshurash Myler, e cila u prit me ovacion edhe te studio e “CBS Sports Golazo”, aty ku Tierri Henri me shokë nuk e mbajtën dot veten.

NDESHJA – “Në përgjithësi ishim mirë, pavarësisht se përmirësimi është një element i cili duhet kushtuar vëmendjen e madhe. Në fraksione të caktuar prezantuam virtyte të një ekipi dominues, por jo në segment të gjatë kohor. Mjafton t’i referohemi takimit me Realin. Atëherë kur u duk se gjithçka ishte në favorin tonë dhe mund të finalizonim golin e tretët, u ndëshkuam”.

REFLEKTIMI – “Ballafaqimi me Arsenalin ka dhënë leksione të vlefshme në grup. Pikërisht ishte momenti i duhur që të merrnim fatet në dorën tonë dhe kështu bëmë. Dominuam në ndeshjen e dytë dhe luajtëm me guxim, e pasur me kualifikimin. Mënyra sesi Konard Laimer luajti ndaj Arsenalit dhe mbajti nën kontroll Odegard, madje edhe me dhunë është shembull. Konard e lidhi norvegjezin si një qen. Është kjo ndjenja e duhur që në nevojitet në të tillë fazë. Luajtëm në pak ditë aktin e dytë me Realin dhe mbajta e kësaj fryme do të na ndihmojë të arrijmë objektivin, kualifikimin në finale. E kemi shprehur që në fillim te sezonit se Champions-i do të jetë prioritete ynë dhe jemi afër. Megjithatë kemi ende punë përpara. Edhe 90’ për të shkuar në finale ose përfunduar në shtëpi, kështu që jemi gati për betejën e radhës”, përfundoi Myler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"