Kim i lë “thatë”, por Lajmer jep shpresë për Bajernin kundër Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 16:30

Kim i lë “thatë”, por Lajmer jep shpresë për Bajernin kundër Realit

Bajern Mynih çuditërisht “shkelmoi” avanatazhin 2-1 ndaj Realit në minutat e fundit, duke marrë vetëm barazim, aty ku mbrojtësit Kim u evidentua në ndeshjen më të keqe me fanellën e bavarezëve. Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, mediat gjermane e interpretojnë në trajtën e humbjes në gjirin e Bajernit, ndonëse gjithçka është e hapur, pavarësisht se kësaj radhe dueli do të luhet në tokën spanjolle e ku Reali vështrohet nga kompanitë e basteve ndjeshëm më favoriti. Mediumi “FCBInside” ka zbërthyer në plane të ndryshme paraqitjen e rekordmenëve të Gjermanisë kundër “galaktikëve”, duke nxjerrë në “dritë” edhe gabimet, sikurse efektet pozitiv.

1724815102.0

SHANSI I HUMBUR – Fakti që Bajerni luajti përpara tifozërisë së vetë, marrë në konsideratë cilësimin e “Allianz Arena” në petkun e “ferrit” për ekipin rival dhe “shkërmoqjen” e fitores në fund, erdhi si “thikë” për vendasit. Keqmenaxhimi në prapavijë i hoqi nga duart fitoren. Mbështetja e tifozërisë së Bajernit u pa më e zjarrtë se kurrë, por gabimet individuale e lanë në “baltë”. Pas përmbysjes ekipi i Tomas Tuhel i kishte shanset t’i jepet goditjen finalen spanjollëve, ndonëse mungoj shënjestra.

KAOTIKU KIM – Mbrojtësi Kim erdhi me bujë të madhe në kontingjentin e klubit më të titulluar në Gjermani, fill pas suksesit me Napolin. “Antagonisti” koreano-jugor përveçse i mungojë konsistencat në tërësi, bëri dy gabime trashanike, të cilat diktuan në rezultat. Fillimisht ia shtroj “tapetin e kuq” Vinicius, për të shënuar dhe më pas shkaktoi penallti të panevojshme.

EFEKTI “LAIMER” DHE CILËSITË INDIVIDUALE – Shpirti luftarak i Konard Laimer në qendër të mesfushës, duke marrë përmasat e një “tanku” të vërtetë në zemër të grupit, vuri në dukje se ai është i gatshëm t’i përballoj me sukses ndeshjet e kalibrit maksimal. Po ashtu virtytet e anësorëve Musiala dhe Sane përmes inkursioneve individuale janë një rrezik konstant për të shkaktuar dëme në çdo kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"