EKSKLUZIVE/ “Fundi i një cikli, por doja të qëndroja edhe dy ndeshjet e fundit”, Duro shpjegon largimin nga Struga: Dua të punoj përsëri në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:28

EKSKLUZIVE/ “Fundi i një cikli, por doja të qëndroja edhe dy ndeshjet e fundit”, Duro shpjegon largimin nga Struga: Dua të punoj përsëri në Shqipëri

Shpëtim Duro i ka dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur skuadrës së Strugës. Palët kanë ndërprerë marrëveshjen sot, edhe pse ekipi kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, është ende në vend të parë dhe në javët e fundit diskuton titullin ndaj Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës me të cilët ka të njëjtën kuotë pikësh.

Duro

Trajneri Shpëtim Duro ka shpjeguar në një prononcim për “Panorama Sport” se si ishte situata e kësaj ndarje. Nga një anë ai ka pranuar se do të kishte dashur të vazhdonte punën deri në fund të sezonit, për të tentuar titullin e dytë kampion radhazi. Por nga ana tjetër, theksoi se gjithsesi nuk do të rinovonte marrëveshjen dhe se dëshironte të kthehej të drejtonte në Shqipëri.

“Mbaroi si cikël. Edhe këtë muaj kisha kontratë dhe mbaroja pas një viti e gjysmë dhe sinqerisht nuk kisha ndërmend të vazhdoja se kohë e gjatë larg familjes.

Por doja të qëndroja këto dy ndeshje se tani varet kampionati me përballje direkte. Janë në vend të parë. Ashtu bëmë një zgjidhje bashkërisht.

Kemi kryesuar kampionatin gjithë vitin dhe dy ndeshjet e fundit nuk shkuan siç shpresonin së përndryshe do të shpalleshim kampion para kohe.

Qysh sot më kanë telefonuar nga një skuadër serioze në Kosovë dhe njëra në Maqedoni, por duhet pushoj dhe do doja të punoja këtu në Shqipëri se u bërë gjatë jashtë.

Dolëm kampion, shkuam në play-off në Ligën e Konferencës dhe kryesuam gjithnjë në Maqedoni. Kështu po e lë Strugën, edhe me buxhet 5 herë më pak se Shkupi dhe Shkëndija”, u shpreh ndër të tjera Duro në prononcimin e tij pas largimit nga skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"