Zero përfitime nga Ligji i Sponsorizimit pa licencë në Kosovë, Ministria bllokon edhe futbollin. Ademi: Nuk ka njeri në botë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 19:49

Zero përfitime nga Ligji i Sponsorizimit pa licencë në Kosovë, Ministria bllokon edhe futbollin. Ademi: Nuk ka njeri në botë që…

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka vendosur se askush nuk do të përfitojë lehtësimet nga Ligji I Sponsorizimit nga tani e tutje pa u licencuar Federatat përkatëse të sporteve në fjalë. Këtu, përfshihet edhe Federata e Futbollit, duke çuar në kaos klubet të cilat shpenzojnë shuma të mëdha e tani nuk mund të përfitojnë nga lehtësimet që vijnë nga ky ligj.

sdfsdfsdfsdfdsffff

Fidan Shatri, kryetar i Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive në Kosovë, ka bër ëtë qarët se nuk do të ketë lëshime për askënd. “Federatës së Futbollit të Kosovës i është dhënë një afat për përmbushjen e kritereve dhe disa pikave plotësuese për licencim në MKRS. Jemi në pritje të dorëzimit të këtyre dokumenteve. Asnjë klub nuk mund të përfitojë nga Ligji për Sponsorizim pa qenë e licencuar Federata përkatëse”, tha Shatri për Gazetën Express.

“Unë sot ju them këtu opinionit të futbollit dhe klubeve që mos të kenë merakun se nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë licencimin e federatës. Kjo për faktin se ne jemi shumë të drejtë dhe i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme”, ishte përgjigja e presidentit të FFK-së, Agim Ademi në “Klan Kosova”, teksa konfirmoi se federata po përgatiste dokumentacionin që nevojitej dhe i ishte kërkuar për të plotësuar procesin e licencimit nga MKRS-ja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"