Ylli i Realit mezi pret të largohet, agjenti i tij vendos kushte: S’ka formulë huazimi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 18:37

Ylli i Realit mezi pret të largohet, agjenti i tij vendos kushte: S’ka formulë huazimi!

Menaxheri i futbollistit të Real Madridit Garet Bejl refuzon kategorikisht largimin e klientit të tij nga Spanja në formë huazimi.

Bejl Zidan

Xhonatan Barnet u shpreh për “Sky Sports” se është qesharake që një futbollist me cilësitë e uellsianit të largohet në formë huazimi duke lënë të kuptohet se 30-vjeçari largohet nga 13-herë kampionët e Europës vetëm nëse klubet e interesuara pranojnë ta blejnë kartonin e tij.
“Është e pamundur të fillojmë me formulën e huazimit. Për një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, është qesharake të mendosh se ai mund të largohet nga Real Madridi me formulën e huazimit”, deklaroi agjenti i Garet Bejlit.

Uellsiani po kalon dy sezone të vështira në Madrid, sidomos pas rikthimit të Zinedin Zidanit në stolin e spanjollëve. Tekniku francez i ka dhënë shumë pak hapësira Bejlit këtë sezon, ndërsa vetë lojtari është kritikuar ashpër nga tifozët për mospërkushtim në fushën e lojës.

Totenhemi ishte i gatshëm ta rikthente Bejlin në Angli duke ofruar 30 milionë €, por kjo shifër nuk mjafton ta shkëpusë futbollistin uellsian nga Madridi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"