Ylli i Bajernit operohet në zemër, Nagelsman qetëson tifozët: Nuk është si rasti i Eriksenit, ja kur kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:43

Ylli i Bajernit operohet në zemër, Nagelsman qetëson tifozët: Nuk është si rasti i Eriksenit, ja kur kthehet

Sulmuesi i Bajernit, Kingsli Koman është operuar në zemër dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë trajneri i bavarezëve Julian Nagelsman.

koman

Por nuk është rasti për drama pasi francezi do t’i mungojë Bajernit vetëm 10 ditë. Koman iu nënhtrua një operacioni për të eliminuar problemin që e shqetësonte, teksa pritet të rikuperohet shumë shpejt.

Një lajm i tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët që pas rastit të Eriksen në Kampionatin Europian janë bërë me fiksime. Por, Nagelsman ka sqaruar gjithçka duke dhënë detaje të hollësishme për tifozët.

“Nuk është dhe aq keq sa duket. Shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë. Koman kishte probleme me frymëmarrjen e shpeshtë. Iu nënshtrua disa analizave, dhe më pas iu drejtua spitalit gjerman të zemrës. Sapo të shërohet, do të fillojë sërish stërvitjen”, tha Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"