Xhixha debuton si titullar me Karabag, kryesuesit e kampionatit “kënaqen” me barazim në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 13:19

Xhixha debuton si titullar me Karabag, kryesuesit e kampionatit “kënaqen” me barazim në transfertë

Ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha debutoi si titullar me fanellën e Karabag ditën e sotme, në duelin ndaj Kapaz, që përfundoi në barazim 1-1.

xhixha

Karabag kaloi në avantazh në minutën e 24-t, me anë të Kurbanli, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës ishin vendasit ata që arritën të barazonin rezultatin në minutën e 49-të me anë të Isaiah.

Për sa i përket sulmuesit shqiptar, Xhixha qëndroi në fushë 58 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Zubir.

Kjo ishte ndeshja e dytë për ish-sulmuesin e Tiranës, me fanellën e Karabag, teksa javën e kaluar u aktivizua nga stoli. Me këtë barazim Karabag u ngjit në kuotën e 57 pikëve në 21 pikë, 8 më shumë se kryesuesit e Sabah Baku,  që ka dhe një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"