Xhampaolo nuk e do në skuadër, lojtari i Milanit pranë kalimit në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 14:09

Xhampaolo nuk e do në skuadër, lojtari i Milanit pranë kalimit në Torino

Diego Laksalt me shumë mundësi do të largohet nga Milani pas vetëm një sezoni  me kuqezinjtë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Marko Xhampaolo.LAXALT

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, në gjurmët e lojtarin është vënë Torino, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Thuhet se drejtuesit e klubit torinez kanë planifikuar një takim ditën e nesërme me agjentin e 26-vjeçarit, për të kuptuar më mirë situatën e uruguaianit.

Klubi “granata” kishte shfaqur interes për Laksalt që kur ai ishte pjesë e Xhenoas, por asokohe nuk kishin mundur të arrijnë një marrëveshje dhe tani janë rikthyer përsëri me shpresën se do të gjejnë një akord.DIEGO LAXALT

Megjithatë Torino, nuk është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e mbrojtësit, pasi edhe Atalanta me Fiorentinën janë duke u përpjekur për ta marrë atë në skuadrat e tyre respektive. Milani kërkon të paktën 14 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, dhe do të pranonin vetëm një huazim me detyrim blerje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"