“Vuajtëm disi”, Zekiç flet pas fitores së Partizanit: Kemi ende shumë gjëra për të bërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 21:53

“Vuajtëm disi”, Zekiç flet pas fitores së Partizanit: Kemi ende shumë gjëra për të bërë

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është shfaqur para mediave për të komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Atletik D’Eskaldes në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

zekic

Largoheni me një rezultat pozitiv nga Andorra…
Po mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por sot kundërshtari nuk rezultoi aspak i tillë. Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ai arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.

Sot i kënaqur me fitoren apo me lojën?
Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj se nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikisht. Edhe fizikisht nuk kemi qenë aty ku duhet.

Tashmë kualifikimi do të vendoset në Tiranë…
Sigurisht, nuk duhet ta mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë. Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh. Ajo që është më e rëndësishmja është të përqendrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"