Votimi për kryetarin e Shoqatës Rajonale, FSHF tjetër skandal në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 13:23

Votimi për kryetarin e Shoqatës Rajonale, FSHF tjetër skandal në Durrës

Pasi i mbylli dyert duke mos regjistruar një nga kandidatët për kryetar, sot  Shoqata Rajonale e Durrësit është mbledhur dhe ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e shoqatës në mënyrë të parregullt.

FSHF

Për të votuar kryetarin anëtarët e shoqatës sjellin nga një përfaqësues dhe konkretisht klubi i Erzenit, siç e thotë edhe shkresa më poshtë, duhet të përfaqësohej nga Altion Keçi, Drejtor i Klubit Shumë Sportesh Erzeni dhe çdo përfaqësim nga person tjetër do të konsiderohej i pavlefshëm dhe i paligjshëm thuhet në dokumentin e nxjerrë nga Bashkia e Shijakut.

Por çfarë ndodh? Sot klubi i Erzenit përfaqësohet nga Fundim Dollaku, që voton paligjshmërisht për zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës.

Përveç kësaj, në mbledhjen e sotme, duke mos e pasur në rend dite, janë zgjedhur edhe delegatët që do të përfaqësojnë Shoqatën Rajonale të Durrësit në asamblenë zgjedhore. Kjo është një tjetër manovër e FSHF-së me Shoqatat duke e bërë edhe më shqetësuese rregullsinë e zgjedhjeve për presidentin e Federatës.

WhatsApp Image 2022-01-17 at 1.16.58 PM (1)
Dokumenti që vërteton se i deleguari i bashkisë Shijak është Altion Keçi dhe jo Fundim Dollaku.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"