Vora nga humbja në humbje, Avdiu: I sigurt për rezultat pozitiv ndaj vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 14:14

Vora nga humbja në humbje, Avdiu: I sigurt për rezultat pozitiv ndaj vlonjatëve

Vora e ka nisur me optimizëm javën stërvitore për takimin e së premtes kundër Flamurtarit. Synimet për Superioren nuk janë shuar dhe shpresojnë te faza “play off. Vora kërkojnë që ndaj Flamurtarit të rikthehen te fitorja e harrur që nga 3 marsi.

vora

Kundër Flamurtarit këtë sezon janë ndeshur dy herë, ku në fazën e parë në Vlorë kanë fituar vlonjatët 2-1, ndërsa në të dytën në Vorë kanë fituar vendasit në shifrat 3-1. Në këtë ndeshje të së premtes, Vora kërkon të prishë ekuilibrat dhe balanca të shkojë në favor të saj. Lidhur me takimin kundër vlonjatëve, futbollisti kryeqytetas, Argel Avdiu, që erdhi te Vora nga Erzeni, u tregua optimist te suksesi i Vorës ndaj kuqezinjve.

“Vora është ndërtuar për elitën dhe do të rikthehet te fitorja kundër Flamurtarit. Jemi përgatitur për këtë gjë dhe kam besim të plotë se Vora do të reagojë duke marrë fitoren e munguar për gjithë këto javë. Do të mundohem të jap maksimumin e mundshëm për këtë skuadër”, tha 22-vjeçari për “Panorama Sport”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"