“Volum dhe cilësi në mesfushë”, mediat italiane i thurin elozhe Memushajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:49

“Volum dhe cilësi në mesfushë”, mediat italiane i thurin elozhe Memushajt

 Megjithëse Peskara ‘flaku’ 3 pikë të çmuara në sfidën e sotme të Serisë B ndaj Venecias duke e mbyllur takimin nga 2-0 në 2-2, mesfushori kuqezi Ledjan Memushaj është vlerësuar për paraqitjen e dhënë në fushën e lojës.

Pescara Memushaj

Mediat italiane e vlerësuan me notën 6 33-vjeçarin e kombëtares sonë, por analistët e futbollit italian besojnë se Memushaj mund të kishte dhënë më tepër nga potenciali i tij. ‘’Volum dhe cilësi në mesfushë. Përballoi mirë lojtarët kundërshtarë, por jo në mënyrë të mjaftueshme’’. Ndërsa portieri i Shpresave Elhan Kastrati nuk i ka shpëtuar kritikës për pësimin e golit të parë të takimit, duke mos arritur të evitonte golin e miqve.

“Alternoi disa gjëra të mira. Sidoqoftë, pakujdesia te goli i parë i Venecias lë shenjë’’, shkruajnë mediat italiane. Peskara nuk i ka punët mirë këtë sezon teksa renditet në vendin e shtatë me vetëm 21 pikë pas 15 javësh kampionat. Por, vendosmëria dhe maturia e Memushajt përbën një siguri më vete për kombëtaren tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"