VOLEJBOLL FEMRA/ Skënderbeu konsolidon kreun, Lushnja pikiatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 10:50

VOLEJBOLL FEMRA/ Skënderbeu konsolidon kreun, Lushnja pikiatë

Java e 11-të e Superligës së volejbollit për femra ka ngritur dje siparin me ndeshjen LushnjaSkënderbeu, takim që është luajtur në sallën e Farkës.

skenderbeu volej femra

Në më pak se 24 orë, pasi kishin mundur Partizanin në gjysmëfinalen e parë të Kupës, vajzat e Orlando Kojës bënë detyrën, duke fituar 3-0 ndaj ekipit myzeqar të vendit të fundit.

Trajneri Koja e nisi lojën me rotacion të gjerë, duke aktivizuar zgjedhjet e dyta, ndërsa korçaret hasën vështirësi në setin e parë. Një set që u vendos pas shumë pikëve shtesë, në shifrat 30-32 për Skënderbeun.

Në dy setet e tjera për korçaret ishte më e thjeshtë, sete që u mbyllën 17-25 dhe 16-25. Lojtarja e ndeshjes ishte Ana Fasuleve, autore e 20 pikëve për korçaret.

Më këtë fitore Skënderbeu i forcon edhe më shumë pozitat në vendin e parë, ndërsa Lushnja vijon të mbyll tabelën me zero pikë.

0121

Java e 11-të do të vijojë sot me derbin Barleti-Tirana, ndërsa do të kompletohet nesër me sfidat Teuta-Pogradeci dhe Partizani-Vllaznia.

0520

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"