VOLEJBOLL FEMRA/ Partizani nuk fal as në Kupë, Vllaznia mposht Barletin në Shkodër (REZULTATET DHE KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 14:48

VOLEJBOLL FEMRA/ Partizani nuk fal as në Kupë, Vllaznia mposht Barletin në Shkodër (REZULTATET DHE KALENDARI)

Partizani dhe Vllaznia e kanë nisur më këmbë të mbarë aventurën e tyre në Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra, teksa kanë debutuar me fitore në shtëpi në takimet e para për Grupin A.

VOLEJBOLL FEMRA

Pasi e mbyllën fazën e parë të kampionatit me pikë të plota, shkëlqejnë tashmë edhe në Kupë, ndërsa nuk e kishin aspak të vështirë përballë një skuadre modeste si Korabi.

Partizanit i mjaftuan 1 orë e 4 minuta për t’i mbyllur llogaritë në shifrat 3-0 në sallën dytësore të “Asllan Rusit”. Në të tria setet diferencat ishin të mëdha, me Partizanin që fitoi përkatësisht 25-8, 25-10 dhe 25-12.

Ndërkohë sfida tjetër e këtij grupi mes Vllaznisë dhe Barletit, ashtu sikurse pritej rezultoi interesante. Shkodranet arritën që të fitonin në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-1, në një përballje që zgjati 1 orë e 49 minuta.

Vajzat kuqeblu e filluan vrullshëm lojën, teksa fituan thellë 25-12 në setin e parë. Por në të dytin ishin universitaret ato që bënë më mirë, duke triumfuar 23-25 për të vendosur baraspeshën momentale 1-1 me sete.

Gjithsesi më tej Vllaznia u tregua më e vendosur dhe fitoi në dy setet e radhës 25-22 dhe 25-21, duke dalë me 3 pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt në grup.

Sot do të luhen dy ndeshjet e ditës së parë në Grupin B: Tirana-Lushnja dhe Skënderbeu-Teuta.

SK 2 (1)

KL 1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"