Vllaznia-Tirana, 200 mijë euro për “kokën” e Laçit dhe Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 10:14

Vllaznia-Tirana, 200 mijë euro për “kokën” e Laçit dhe Flamurtarit

Tirana dhe Vllaznia luajnë të shtunën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre. Për të shmangur turpin, që do të thotë rënie nga Kategoria Superiore, drejtuesit e dy klubeve po shfrytëzojnë çdo mundësi legjitime për të mbijetuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për motivimin që duhet t’u bëjnë lojtarëve të tyre, që të shtunën në “Loro Boriçi” luajnë sfidën e jetës.

halili hasanbelliu

“Panorama Sport” zbulon se gjatë ditëve të fundit krerët e dy skuadrave kanë vendosur një premio të majme në favor të Teutës dhe Korabit, në mënyrë që këto të fundit të ndalin Laçin dhe Flamurtarin, që janë rivalët direktë të Tiranës dhe Vllaznisë për mbijetesë. Gazeta mëson se janë në dispozicion afro 200 mijë euro, në rast se durrsakët apo dibranët arrijnë të marrin pikë në ndeshjet që do të luajnë të shtunën.

LLOGARITË

Duke llogaritur ndeshjet e rivalëve për mbijetesë, Tirana dhe Vllaznia kanë gjithçka në këmbët e tyre, por nëse duan të shpëtojnë të dyja sezonin, atëherë kjo varet nga Teuta dhe Korabi. Në rast se Tirana dhe Vllaznia ndajnë një pikë dhe Laçi e Flamurtari gjithashtu nuk arrijnë të fitojnë në ndeshjet kundër dibranëve dhe durrsakëve, atëherë bardheblutë dhe shkodranët mund të festojnë së bashku qëndrimin në elitë (me këtë variant bie Laçi). Ky kombinim është sa i vështirë, por edhe aq i mundshëm.

flamurtari korabi

Si për ironi të fatit, Korabi i ka prishur punë Tiranës dhe Vllaznisë, duke u marrë nga një pikë në fazën e tretë dhe të katërt. Në njëfarë mënyre, dibranët janë bërë shkas që dy klubet legjendë të futbollit shqiptar të jenë më të rrezikuarat për të rënë. Është fakt se dibranët kanë treguar se mund t’u hapin punë kujtdo dhe të shtunën ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi” i motivon vetëm një premio shumë e majme.

E njëjta gjë edhe për Teutën, që në rast se arrin të fitojë në Laç, jo vetëm mund i bëjë nder vetes, pasi ka shanse për vendin e katërt (në rast se humb Luftëtari kundër Kukësit), por në të njëjtën kohë arrin të shpë- tojë njëkohësisht Vllazninë dhe Tiranën. Natyrisht këto të fundit e kanë çuar situatën deri këtu falë gabimeve që kanë bërë në fazën e katërt.

laci teuta

Madje, pak ditë më parë vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, duke folur për “Panorama Sport” në lidhje me bardheblutë dhe shkodranët, u shpreh: “Tirana dhe Vllaznia nuk kanë pse ta lënë në dorën tonë apo të Laçit fatin e mbijetesës. Për mua si president i Teutës, të dyja këto klube të njohura të futbollit shqiptar kanë gabuar vetë gjatë kampionatit, prandaj dhe ndodhen në këto pozita. Tirana ka gabuar më shumë, ndërsa Vllaznia më pak, kështu që nuk mendoj se janë në dorën tonë”.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"