“Vllaznia? Ndeshjet me të mëdhatë të bëjnë kampion, nuk kemi frikë askënd”. Hadroj: E kam pritur gjatë golin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 16:39

“Vllaznia? Ndeshjet me të mëdhatë të bëjnë kampion, nuk kemi frikë askënd”. Hadroj: E kam pritur gjatë golin me Partizanin

Andi Hadroj arriti të shënojë golin e parë me fanellën e Partizanit, pikërisht në Kupë ndaj Apolonisë. Mbrojtësi pohoi se është shumë i gëzuar për këtë gol, pasi e ka pritur gjatë. Në intervistën e dhënë për “MCN” pas suksesit në Kupë, Hadroj pohoi se “demat” i kanë mundësitë për të luftuar në të dy kompeticionet. Mbrojtësi i të kuqe tha se nuk i druhet Egnatias apo skuadrave të tjera, por vetëm ekipit të tij për sa i përket impenjimit maksimal.

bandicam 2024-01-24 15-44-05-607

Ai foli edhe për ndeshjen me Vllazninë të dielën, ku sipas tij ndeshjet me të mëdhatë e bëjnë një ekip kampion.

“Jam i lumtur për golin e parë me Partizanin. E kam kërkuar shumë gjatë sepse është një ndjesi shumë e veçantë. Jam edhe shumë i lumtur se ishte gol fitoreje, por më rëndësi pati kualifikimi.

A mund të impenjohet Partizani maksimalisht në Kupë dhe  Kampionat?

Partizani e ka kontigjentin. Lojtarët dhe cilësia janë aty vetëm se duhet pak më shumë fokus. Besoj se në të dy kompeticionet do të jemi shumë të fortë.

Humbja me Laçin a ishte një leksion, që ju duhet të bëni kujdes në sfidat e tjera?

E kam thënë edhe më herët se ky kampionat është i paparashikueshëm . Në atë takim patëm rate pa fund dhe është edhe ai ligji i pashkruar në futboll, se po nuk shënove do ta pësosh. Kështu ndodhi edhe me ne që me dy raste në fund, nga pakujdesi e mbrojtjes dhe ekipit, u ndëshkuam.

Do të shkoni në “final 4”, a mendoni se Egnatia është ekip më i fortë se Partizani?

Asnjëherë. Kurrë nuk i druhem ekipit kundërshtar, frikën e kam vetëm tek ekipi im nëse impenjimi nuk është maksimal. Nuk kemi frikë asnjë skuadër.

Po, a ka skuadër në këtë kampionat që bën diferenca?

Mendoj se jo… Partizani, Egnatia, Tirana dhe Vllaznia besoj se do të jenë favorite për katër vendet e para, por futbollit nuk i dihet asnjëherë.

Të dielën luani ndaj Vllaznisë, një ndeshje që ka shumë domethënie…

Ndeshjet e forta e bëjnë një ekip kampion. Forcën e vërtetë  duhet ta tregojmë me ekipet pretendente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"