Vllaznia luan një “finale” në Vlorë, lojtarët kryesorë nisin kursin për… trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 8:36

Vllaznia luan një “finale” në Vlorë, lojtarët kryesorë nisin kursin për… trajner

Gilman Lika, Renato Malota dhe Ndriçim Shtubina, tre nga lojtarët bazë të Vllaznisë, kanë nisur planet për të ardhmen, pasi “të kenë varur këpucët në gozhdë”.

vllaznia

Të tre futbollistët kanë nisur kursin për trajner, kurs të cilin FSHF po e zhvillon aktualisht në qytetin e Shkodrës. Kursi që ata po ndjekin aktualisht ka të bëjë me pajisjen me licencën UEFA B. Ndonëse kjo treshe është ulur në bankat e shkollës, është herët për të menduar se ata do ta lënë futbollin e luajtur, pasi kanë akoma për të dhënë si futbollistë në fushën e blertë.

Gjithsesi, Malota, Lika dhe Shtubina e kanë vendosur që të mos shkëputen nga futbolli, pasi kanë plane për të nisur karrierën si trajnerë. Përveç kësaj tresheje të Vllaznisë, në kurs është regjistruar edhe ish-mbrojtësi i kuqebluve, Antonio Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"