Vila: Te Partizani ka shumë presion, ja pse po shkëlqej me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 16:37

Vila: Te Partizani ka shumë presion, ja pse po shkëlqej me Skënderbeun

Emiliano Vila kaloi nga Partizani te Skënderbeu në merkaton e janarit. Ai u shpall njeriu i ndeshjes në takimin që Skënderbeu fitoi ndaj Kamzës. Pas ndeshjen si foli për mikrofonin e “Supersport”.

28190849_10208577644438754_135563672_n

Momenti i mirë që po kalon?

Po kaloj një moment të mirë, jam i lumtur për trepikshin dhe për dy golat e mi

Ndeshja ndaj Partizanit?

Jam i lumtur që do të luaj ndaj Partizanit. Unë jam profesionist dhe do të bëj lojën time.

A ju ka ndihmuar ambienti te Skënderbeu?

Normal që më kanë ndihmuar të gjithë shokët dhe besoj se jam përshtatur mirë.

E ke më  të lehtë të luash te Skënderbeu se te Partizani? A ka më shumë presion te Partizani?

Besoj se ka të bëjë edhe aktivizimi sepse këtu kam luajtur në krah, ndërsa te Partizani para mbrojtjes. Te Partizani ka më shumë presion.

A je i kënaqur që luan më afër portës?

Profesor Iliri ka mentalitetin që të sulmojë më shumë dhe më vendos më afër portës. Po, më pëlqen më shumë të luaj afër sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"