Vijojnë manovrat për shitjen e klubit, dy oferta që kalojnë 5 miliardë paundët për Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2023 | 16:45

Vijojnë manovrat për shitjen e klubit, dy oferta që kalojnë 5 miliardë paundët për Mançester Junajtid

Klubi i Mançester Sitit do të shitet për një shifër rekord botëror në rast se pronarët amerikanë të familjes Glejzër do të pranojnë një nga ofertat e radhës për të marrë kontrollin e aksioneve të klubit.

mancester junajtid

Sot është data e fundit për të pritur ofertat, ndërsa klubi është optimist se do të ketë oferta mbi 5 miliardë paund, të cilat do të eklipsonin ato të 4.65 miliardë dollarëve amerikanë të paguara për blerjen e skuadrës së NFL-së, Denver Bronkos, vitin e shkuar.

Mançester Junajtidi pret 6 oferta, disa prej të cilave për të blerë 100% të aksioneve, por edhe pjesë të tyre.

Nga këto, dy të fundit, janë ajo e investitorëve nga Katari, e cila rivalizon atë të njeriut më të pasur të Britanisë, Sër Xhim Retklif dhe që pritet që të dyja t’i kalojnë 5 miliardë paundët. Ofertat e tyre të para ishin pranë shifrës 4.5 miliardë paund.

Vendimi për shitjen e klubit te një nga investitorët e mundshëm pritet në ditët e Pashkës, ndërsa klubi mund të marrë kohë për një tjetër periudhë bisedimesh me kandidatët e mundshëm përpara vendimit përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"