VIDEO/ Pamjet nga lart tregojnë sa pak njerëz u mblodhën në shesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 22:29

VIDEO/ Pamjet nga lart tregojnë sa pak njerëz u mblodhën në shesh

Ditën e djeshme mbërriti në aeroportin e Rinasit Kombëtarja shqiptare e futbollit. Pritja nisi që në orën 15:30 dhe vazhdoi deri në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Mirëpo, kjo video e publikuar nga Ministria e Brendshme tregon se sa pak njerëz u mblodhën dje në shesh për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë u pritën dje në një ceremoni shtetërore, duke takuar disa nga krerët e shtetit. Fillimisht ata morën “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa më pas u pajisën edhe me pasaporta diplomatike nga qeveria shqiptare.

Pas një takimi zyrtar në ambientet e kryeministrisë dje pasdite, futbollistët dhe stafi i Kombëtares iu drejtuan sheshit “Nënë Tereza” për festimet e organizuar enkas për ta.

Më pas, kuqezinjtë u thirrën në një darkë zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"