VIDEO/ Vllaznia po fitonte ndaj Kukësit, por vëmendjen e tërheq ky tifoz. Shikoni me sa ankth i përjeton minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 23:56

VIDEO/ Vllaznia po fitonte ndaj Kukësit, por vëmendjen e tërheq ky tifoz. Shikoni me sa ankth i përjeton minutat e fundit

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Kukësin dhe duke iu afruar kështu Bylisit të vendit të 7-të.

pjimage (2)

Ankth tek tifozët e Vllaznisë në minutat e fundit ishte me të vërtetë i madh, teksa shumë mirë kjo tregohet edhe në një video të kapur në stadium në minutat e fundit.

Në video është një tifoz, i cili në çdo aksion të skuadrave është në ankth të madh, aq sa nuk e mban as vendi ku qëndron.

Tifozi nuk qëndron dot i qetë, ndërkohë që shikon skuadrën e tij në fushë dhe pret me padurim përfundimin e ndeshjes. Kjo tregon më së miri se tifozët shkodranë Vllazninë e kanë në gjak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"