VIDEO/ Vllaznia cinike mposht Laçin mes reshjeve të shiut në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 21:38

VIDEO/ Vllaznia cinike mposht Laçin mes reshjeve të shiut në Shkodër

Vllaznia ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Laçit në ”Loro Boriçi” në një ndeshje që u luajt mes reshjeve të shiut. 

bandicam 2021-11-27 21-37-36-734

Ndeshja ishte e mbushur me raste të pastra shënimi, ku në fund vendosi cinizmi i shkodranëve. Atë që se bëri asnjë nga lojtarët e Vllaznisë në pjesën e parë, e bëri braziliani Da Silva me vetëm 1 minutë në fushën e lojës.

Sulmuesi dërgoi në rrjetë një pasim të Hakajt nga e majta, duke dërguar në delir të pranishmit e paktë që ishin prezent në ”Loro Boriçi”.

Laçi tentoi të gjente golin e barazimit, por kurbinasit ishin të pafuqishëm përpara bllokadës së vendosur nga Tomas Brdariç.

Ndërkohë shkodranët kishin mundësi të shumta për të dyfishuar, por nuk arritën t’i konkretizonin. Vllaznia vazhdon ecurinë pozitive, ndërsa Laçi ndalet pas një serie rezultatesh pozitive.

Ft| VLLAZNIA-LAÇI 1-0

49′ Da Silva

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida, Vllaznia merr një fitore mjaft të vlefshme përballë Laçit duke fituar terren në renditje.

90+1′ Dianje bën një ndërhyrje prej heroi duke larguar me roveshatë topin nga zona.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Faull në një zonë të rrezikshme për Laçin, pas një kontakti të Roganoviç me Hakaj, protesta nga lojtarët shkodranë.

88′ Largohet nga fusha Ante Aralica, në fushë Fahrudin Gjurgjeviç.

86′ Sërish protagonist Heriç, që provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon në goditje nga këndi pas devijimit.

83′ Niset shpejtë Vllaznia me Heriç, por kroati gabon në pasimin e fundit duke pasur më shumë se ç’duhet për Da Silvan, një mundësi e mirë e çuar dëm nga shkodranët.

79′ Edhe Brdariç freskon ekipin, largohet Latifi dhe Hoxhaj në fushë Heriç dhe Kruja.

79′ Largohet Klinti Qato te Laçi, në fushë Bytyqi.

78′ Brdariç ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave të shumta ndaj gjyqtarit. Shkak ishte faulli i dhënë nga gjyqtari për Maloten pas një ndërhyje të Aralicës.

76′ Guindo fiton një faull pas një dueli me Da Silvan në mesfushë.

72′ Fjoart Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyje të ashpër në mesfushë.

70′ Laçi kërkon dëshpërimisht të dalë para, por Vllaznia është mbyllur mirë në mbrojtje duke i lënë pak hapësira kurbinasve.

67′ Zëvendësim në radhët e Laçit, largohen Velija dhe Zarubica, në vendin e tyre Ademi dhe Van Dejv.

66′ Sërish Aralica që godet fort pas një pasimi të Latifit, por grushton Dajsinani.

65′ Sërish rrezikshëm Vllaznia, Hoxhaj kroson në zonë ku godet me kokë Aralica, por gjuajtja e kroatit përfundon larg kuadratit të portës.

62′ Bie ritmi i lojës, Vllaznia mbron mirë rezultatin duke mos lënë hapësira mbrapa, ndërkohë Laçi e ka të vështirë të niset përpara. Reshje të dendura shiu kanë pushtuar ”Loro Boriçin”.

58′ Laçi e mbyllur tërësisht në mesfushën e saj dhe pse kanë pësuar gol të parët, skuadra e Josës i druhet kundërsulmeve.

54′ Provon sërish Vllaznia me Latifin, por gjuajtja e sulmuesit të shkodranëve është krejtësisht e gabuar.

49′ GOOOL Vllaznia 1-0/  E pabesueshme, Da Silvas i mjafton vetëm 1 minutë në fushë për të tundur rrjetën në një 11 metërsh në lëvizje. Në avantazh shkodranët.

48′ Zëvendësim në radhët e Vllaznisë, del nga fusha e lojës Mustedanagiç, në vendin e tij Da Silva.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë, shumë raste të shpërdoruara nga të dyja skuadra, por asnjë gol i shënuar. 

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë në këtë fund të pjesës së parë.

39′ Hoxhaj niset shpejt nga krahu, kroson në zonë ku pas një mosmarrëveshje të Ignjatoviç me Malotën, del një top për Aralicën që godet traversën. Me duart në kokë kroati.

38′ Kundërpërgjigjet Laçi me Guindo, goditja e të cilit pritet nga Zogoviç, më pas është Adili që largon topin në rivënie me duar.

35′ Tjetër aksion i shpejtë i shkodranëve, Latifi hap një korridor të bukur për Hoxhajn që pason te Aralica, gjuajtja e kroatit devijohet në goditje nga këndi.

31′ Aralica tenton të shënojë një supergol, pasi stopon bukur një pasim të Hoxhajt, kroati gjuan fluturimthi, por pret Dajsinani që largon topin në goditje nga këndi.

30′ Zogoviç për pak sa nuk shkakton autogol neutralizimit të një topi të goditur me kokë nga Adili.

27′ Tjetër pasim i rrezikshëm në zonë nga Zarubica, por largon Dianje që tregohet i vëmendshëm.

24′ Mustedanagiç kryen faull ndaj Renato Malotës, por i dëmtuar mbetet Ardit Deliu që ishte pjesë e ndërhyrjes.

22′ Provon Laçi me një goditje dënimi, por gjuajtja e kapitenit Ignjatoviç përfundon larg portës së mbrojtur nga Zogoviç.

19′ Latifi niset bukur nga e majta, kalon Roganoviç duke goditur fort në drejtim të portës, por pret Dajsinani që pranë vetes kishte dy lojtarë të Vllaznisë.

11′ Tjetër dalje e mirë për Laçin, por Velija humbet një rast të pastër duke u ngatërruar me këmbët e veta.

9′ Kundërpërgjigjet menjëherë Laçi, Shehu hap bukur një pasim për Velijan që tenton të kalojë Zogoviç por dështon, teksa Zarubica tenton të krosojë sërish por topi nxirret në goditje nga këndi.

5′ Tjetër rast i mirë për Vllazninë, Aralica kap në befasi mbrojtjen e Laçit, por ndërhyrja në kohë e Zikos dhe e Dajsinanit shmangën golin e kroatit. Start shumë i mirë për skuadrën e Brdariç.

2′ Nis vrullshëm sfida për shkodranët, Liridon Latifi s’i beson syve çfarë rasti ka humbur. Ndizet takimit që në start.

1′ Starton sfida, shi rrebesh bie në ”Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Mustedanagiç, Hoxhaj; Aralica, Trajner: T.Brdariç

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Qato, Shehu; Mazrekaj, Zarubica, Guindo, Trajner: M.Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"