VIDEO/ Vershtapen triumfon në shtëpinë e Ferrarit me makinë sigurie, holandezi marshon drejt titullit të dytë kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 16:38

VIDEO/ Vershtapen triumfon në shtëpinë e Ferrarit me makinë sigurie, holandezi marshon drejt titullit të dytë kampion

Maks Vershtapen arrin të triumfojë në Çmimin e Madh të Monzës duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit të dytë kampion në Formula 1.

vershtapen

Holandezi dhuroi një garë fantastike, por mënyra si u mbyll nuk i gëzoi shumë tifozët e pranishëm, me makinën e sigurisë që udhëhoqi makinat drejt finishit në xhirot e fundit.

Daniel Rikardoi pësoi një aksident 5 xhiro nga fundi dhe për këtë arsye, të gjitha makinat shkuan në bokse për të ndërruar gomat, të cilat nuk shërbyen për asgjë.

Sharls Lëklerk e mbylli në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga Xhorxh Rasëll.

Karlos Sainz dhe Luis Hemilton dhuruan gjithashtu një garë fantastike, të cilët e nisën nga vendi 18 dhe 19, me spanjollin që e mbylli në vendin e 4-t, ndërsa britaniku në vendin e 5-të.

Renditja për pilotë:

pilotet

Renditja për konstruktorë:

konstruktor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"